1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

“E fundit rrugë e mërgimtarit”, përlotet në studio kosovarja që u bë virale pas aksidentit të djeshëm në Kroaci

Rekomandime

Artina Hamitaga është bërë virale në rrjete sociale me shkrimin e saj “E fundit rrugë e mërgimtarit”, pas aksidentit tragjik që ndodhi dje në Kroaci ku mbetën të vdekur 10 persona, raporton Gazeta Express.

- Advertisement -

Në emisionin #gjesi në T7, Hamitaga ka thënë se ka emocione, kur e lexon prozën edhe pse e ka lexuar disa herë që prej kur e ka shkruar dhe postuar në rrjete sociale.

“Kërkoj falje për emocionet se e kam lexu disa herë, po është e pamundur në ngjarje të tilla”, thotë ajo.

“E kam shkru në atë mënyrë që me mujt me përjetu dhimbjen e atyre që kanë qenë”, shton e njejta.

- Advertisement -

Ajo ka sqaruar se nuk ka pasur familjar në aksident.

“Ka ndodhë një keqkuptim, disa e kanë përdor fotografinë time, shumica po mendojnë që unë kam pësu në atë aksident, unë jam mirë, familjarët e mi janë mirë, se kam njoft askënd në autobus, thjesht kam ndje dhimje me ata që kanë qenë aty”, tha ajo.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit