9.8 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

E gjithë rinia shqiptare në Gjermani: Ikëm nga halli, atje katastrofë

Rekomandime

Në rrugët e Gjermanisë, në cilindo qytet të lëvizësh është e pamundur të mos ndeshesh me shqiptarë të Shqipërisë, Kosovës apo Maqedonisë.

- Advertisement -

Shifrat e të regjistruarve shtuar këtu ata që nuk janë të rregjistruar kapin shifra të frikshme.

Mijëra familje e mijëra të rinj të tjerë po i bashkohen cdo ditë flotës së shqiptarëve të diasporës.

Gjendur në Gjermani, në qytetin e Duisburg në Rinin e veriut dhe Vesfalisë, veç krenarisë kur takon shqiptarë të trishton fakti kur mendon se këta të rinj po enden rrugëve të botës duke kërkuar punë. E fatmirësisht punën e sigurojnë fal mbështetjes së shqiptarëve të tjerë. Arjan Baftiji, një shqiptar i Shkupit i lindur në Gjermani, e ka sfidë punësimin e shqiptarëve.

- Advertisement -

Baftiji së bashku me Mustaf Thaçin disponojnë një kompani ndërtimi ku kanë tashmë të punësuar 80 të rinj shqiptarë.

“Ne jemi 100% shqiptarë, firma jonë janë përgjithësisht nga Shqipëria, Maqedonia e Kosova. Punëtorë s’kemi se punë ka, gjermanët nuk futen në ndërtim se kanë studime e punë shteti. Edhe pse jemi lind apo rrit këtu, duam tu japim mundësi shqiptarëve. Unë e kam mbajt traditën dhe kulturën e prindërve dhe pse kam lindur në Gjermani”-u shpreh ai.

- Advertisement -

Në një prej kapanoneve ata që takuam janë disa të rinj, që janë larguar nga vendi për një arsye.

“Kam ardhur me agjenci për punë, për punë se atje është katastrofë”-tha një nga punëtorët.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit