19.2 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

E gjunjëzoi botën me coronavirus, ndërsa ekonomia e Kinës lulëzon

Rekomandime

Në kohën kur ekonomia e pjesës tjetër të botës mori një goditje të fortë prej koronavirusit të nisur prej saj, Kina vetë ka shënuar 3,2% rritje ekonomike gjatë tremujorit të dytë.

- Advertisement -

Tre muajt e parë të vitit, edhe ekonomia e dytë më e madhe e globit pati rënie prej pandemisë dhe masave izoluese të marra në përpjekje për të frenuar përhapjen e sëmundjes. Por të dhënat e publikuara së fundi tregojnë se PBB-ja e Kinës i është kthyer rritjes në periudhën prill-qershor.

Kjo shifër është më e lartë nga sa parashikonin ekspertët dhe dëshmon qartë se vendi po I drejtohet një rimëkëmbjeje të shpejtë. Nga ana tjetër, ajo do të thotë se Kina e shmangu hyrjen ne recesion teknik, që ndodh kur ka dy periudha të njëpasnjëshme rritjeje ekonomike negative/Shqip.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit