3.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

‘E goditi mamin fort’, aktori i famshëm rrëfen si donte të vrlste babanë

Rekomandime

Aktori Will Smith ka rrëfyer një histori nga jeta e tij personale. Ai ka zbuluar para shumë vitesh ka menduar që të vrlste babanë e tij për tu hakmarrë për dhunën që i kishte ushtruar nënës së tij.

Aktori tregon se si ajo periudhë ndikoi në marrëdhënien që kishte me babanë më vonë, për të cilin Will kujdesej ndërsa po luftonte me kancerin.

- Advertisement -

Babai im ishte i dhunshëm, por ishte gjithashtu prezent në çdo hap timin”, ka treguar 53-vjeçari, i cili ka shtuar se ka qenë i alkoolizuar.

“Ai ishte i alkoolizuar, por ishte i matur në çdo premierë të çdo filmi timin. Ka dëgjuar çdo regjistrim timin. Vizitoi çdo studio ku unë shkoja. Kur isha nëntë vjeç, pashë babanë tim duke goditur mamanë në kokë, aq fort sa ajo u rrëzua. E pashë gja*un e saj të tokë”, ka rrëfyer Will Smith.

Pika më e ulët në marrëdhënien mes Smith dhe babait të tij erdhi kur ai po kujdesej për të atin para se të ndërronte jetë.

- Advertisement -

“Një natë, ndërsa e çova me rrota nga dhoma e tij e gjumit drejt banjës, diçka e errët lindi brenda meje. Rruga midis dy dhomave kalon pranë shkallëve. Si fëmijë i kam thënë gjithmonë vetes se një ditë do të hakmerresha për nënën time. Unë ndalova në majë të shkallëve. Mund ta shtyja atë që të binte poshtë dhe lehtësisht mund të ikja. Ndërsa dekadat e dhimbjes, zemërimit dhe pakënaqësisë kishin mbetur pas, unë tunda kokën dhe vazhdova ta çoja Daddio-n në banjë”, ka rrëfyer aktori i famshëm.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit