-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

“E ka kthyer komunën në harem”, Bahtiri flet për akuzat e anëtarit të VV’së

Rekomandime

Kandidati për kryetar të komunës së Mitrovicës Jugore nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, iu është kundërpërgjigjur akuzave të kundërkandidatit Fatmir Hasani, lidhur me akuzat për “kthimin e komunës në harem”.

Bahtiri, në emisionin ‘dPt te Fidani’ në T7 ka deklaruar se nuk do të merret me Hasanin, të cilit ia ka përmendur një aktakuzë.

- Advertisement -

“E ka thanë një djalë që nuk dua as të diskutoj. Vetëm shiqoni se kush është ai dhe nga kush e çka vjen ai. Ai ka aktakuzë në ngritje. Nuk po dua me e lëshu debatin në këtë temë, për arsye se të gjithë e dinë se kush është Agim Bahtiri dhe cila është përformanca e Agim Bahtirit. Dikush e ka shoqen, vajzën, duke punuar dhe ulja e këtij niveli. Merrem me njerëz të cilët. Babai i tij është një njeri i ndershëm, dje bisedova në telefon me të”, ka deklaruar ai.

Ndërkaq, Fatmir Hasani nga Lëvizja Vetëvendosje dega në Mitrovicë, ka hedhur akuza në drejtim të kryetarit aktual të Mitrovicës Agim Bahtiri, i cili po ashtu është pjesë e LVV-së nga viti 2019.

Hasani në “Frontal” tha se Bahtiri e ka bërë harem komunën duke punësuar femra, të cilat, sipas tij, kur nuk i do më i largon nga puna.

- Advertisement -

“Unë jam anëtar i LVV-së qysh moti dhe do të qëndoj në Lëvizjen Vetëvendoje…Agim Bahtiri e ka keqmenaxhu Mitrovicën, më vjen turp me thënë por Komuna e Mitrovicës është e stërngarkume me punëtorë që i ka rreth 400, duhet mi pas rreth 100. Edhe qytetarët e Mitrovicës thonë se veçse e kanë bërë harem… Një njeri që është babgjysh e merr femra që i punëson, kur nuk kanë kurrfarë, ajo është e turpshme dhe më i afërt është dr. Armend Agolli me ideologjinë e VV-së sesa që është Agim Bahtiri”, ka deklaruar ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit