19.5 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Nagavci i përgjigjet LDK-së: Bashkë me ata që e kapen shtetin po i përgatitni puç VV-së

Rekomandime

Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, thotë se akuzat që LDK-ja ka bërë kundrejt aktivistëve të VV-së, për kinse fushatë linçuese kundër ShBA-së, janë plotësisht të pavërteta, derisa theksoi se këto akuza po bëhen si parapërgatitje për një “puç”, nga partia në fjalë.

- Advertisement -

Në një prononcim për KosovaPress, Nagavci u shpreh e habitur duke thënë se “sa poshtë ka rënë LDK-ja me këto akuza të pabaza”.

“Është jo veç se e pakuptueshme për mua, por është e habitshme se sa poshtë kanë ra një subjekt si LDK-ja edhe në llumin ku ata tashmë janë zhytur vetë, mundohen që të përhapin balt për gjithë të tjerët. Është vërtet e pakuptueshme se si mundën që të përdorin artikuj të tillë duke qenë se, në se e shihni se cilit artikull i referohen, është një artikull krejtësisht i pavërtetë dhe që e merr si objektiv një lajm të publikuar në një faqe mbështetësve të një subjekti tjetër, për më shumë ata janë nisur prej komenteve në komente, domethënë është krejtësisht e ulët, e pa vërtetë”, thotë Nagavci.

Ndër të tjerash Nagavci deklaroi se, veprimet e një partie si LDK, e cila ka marrë mbështetjen e popullit janë shumë të ulëta.

- Advertisement -

Ajo thotë se, LDK-ja po bën parapërgatitje për një “puç” me qëllim të krijimit të një aleance me ata që deri dje i kanë quajtur kapës të shtetit.

“Gjithë kjo që po ndodhë, ky harmonizim i LDK-së, i disa prej gazetave është veç ajo që në fakt është parapërgatitje për atë që po mundohen të bëjnë, një ‘puq’ duke u mund uar që të krijojnë aleanca me ata që deri dje i kanë quajtur kapës të shtetit. Është shumë e ulët duke ditur që kanë pasur mbështetje popullore dhe duke besuar që në LDK, ka njerëz shumë racional dhe të përgjegjshëm të kemi një reagim të tillë publik”, thotë Nagavci

- Advertisement -

Tutje ajo thotë se, VV nuk do të bie në llumin ku është zhytur LDK-ja.

LDK përmes një komunikate për media, këtë të shtunë, tha se e dënon ashpër fushatën e ulët linçuese, e cila po zhvillohet në rrjetet sociale apo përmes deklaratave politike, e orkestruar, qoftë drejtpërdrejt përmes aktivistëve politikë apo forma tjera indirekte, ndaj aleatit të Kosovës, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe personaliteteve të SHBA-ve.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit