1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

“E kam pyet së pari”, Përparim Rama tregon se çka i tha gruaja kur mori vesh për kandidaturën e tij

Rekomandime

Të gjithë u fokusuan në planprogramin e kryetarit të ri të Prishtinës, por pak kush pati mundësinë të shihte nga jeta personale e Përparim Ramës.

Në një intervistë të dhënë javë më parë në Klan Kosova, Përparim Rama mes tjerash shpalosi më shumë nga jeta e tij, përfshirë këtu dhe pak nga raporti me bashkëshorten e tij Kristalen.

- Advertisement -

”Kristalja është krahu më i madh i imi. Edhe këtu më thonë kjo puna e kampanjës për kryetarin e komunës së Prishtinës, aq sa është e zorshme mendoj se puna e Kristales me tre fëmijë, është trefish më e zorshme. Por, duke ju falënderu Kristales, edhe mundem me e bë këtë me e dhanë gjithë energjinë për Prishtinën, për qytetin tim të zemrës”.

Cili ka qenë komenti i saj [Kristales] kur i ke tregu se do të merrni pjesë dhe do kandidoni për kryetar të Prishtinës?

”Unë e kam pyet së pari. Nuk i kam tregu, por e kam pyet së pari. I kam thënë: ”Kristale kjo është oferta, e kam ofertën për me shku me garu për kryetar të Prishtinës dhe kam me qenë një kohë shumë i nxanun që s’do t’kem mundësi për me të ndihmu”. Dhe më ka thanë, më ka pyet: ”Po a e ke në zemër, a e ke për shpirt, a don me bo këtë me zemër?” – i kam thënë ”Po”, atëherë m’ka thanë ”Po, 100% pas teje””.

- Advertisement -

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama mes tjerash zbuloi edhe detaje nga takimi i tij i parë me tashmë bashkëshorten e tij, Kristalen, përcjell Klan Kosova.

”E me Kristalen qysh jemi taku, ka qenë shumë interesante. Në vitin 2009 më kanë ftuar për të marrë pjesë në një takim në Abu Dhabi për kryeqytetet e së ardhmes. Kristalja ka punuar për një kompani amerikane. Është lindur dhe ka jetuar në Amerikë”.

- Advertisement -

”Ata e kanë organizuar ngjarjen dhe atje kam pasur të shkoj. Përmes këtij eventi. Kur e ka parë fotografinë time ka menduar që është e para 20 viteve. S’ka besu që dikush i ri, para 12-13 viteve merr pjesë në atë lloj eventi. Pastaj jemi takuar në Neë York në vitin 2010 dhe ka qenë dashuri në takim të parë”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit