3 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

E kapin me “pelë për dore”, Policia e Kosovës ia gjen fajdexhiut 36 mijë euro në xhep

Rekomandime

Policia e Kosovës ka arrestuar dje një person për fajde.

Sipas Policisë, 41-vjeçari ka kërkuar që t’i merrte 36 mijë euro nga një person, si detyrim për 14 mijë eurot që ia kishte dhënë

- Advertisement -

Gjatë kontrollimit, atij i janë gjetur dhe konfiskuar 34 mijë e 950 euro.

Hetuesit policorë më 09.10.2019, kanë zbatuar masat e fshehta të hetimit duke arritur të arrestojnë të dyshuarin: K.B. viti i lindjes 1978, m/k/sh. Pas sjelljes së të dyshuarit në Stacionin Policor Istog, i njëjti është kontrolluar në prezencë të avokatit mbrojtës, tek i dyshuari janë gjetur dhe konfiskuar 34950 (tridhjetë e katër mijë e pesëdhjetë) euro të cilat viktima paraprakisht ia ofron të dyshuarit”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Përveç parave, gjatë kontrollit në shtëpinë e K.B. janë është gjetur një pistoletë si dhe dëshmi relevante të cilat Policia thotë se do të përdoren në procedura të mëtejme gjyqësore.

- Advertisement -

Me aktvendim të prokurorit ai është dërguar në mbajtje pë 48 orë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit