15.5 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

“E keni marrë Kosovën me çelësa në dorë”, Çun Lajçi i reagon ashpër Besnik Tahirit

Rekomandime

Aktori Çun Lajçi ka reaguar ndaj shefit të GP të AAK-së, Besnik Tahiri, i cili ka thënë Qeverisë Kurti se e ka “marrë Kosovën me çelësa në dorë”.

Përmes një postimi në Facebook, Lajçi ka thënë se kjo është thënia më idioteskte që e ka dëgjuar, derisa i ka thënë analfabet.

- Advertisement -

Ai i ka thënë se nuk është atdheu banesë e as dhomë gjumi që të merret me çelësa në dorë, e po ashtu i ka kujtuar blerjen e tokës nga 1 euro e gjysmë arin.

Postimi i tij i plotë:

A e keni lexu?

- Advertisement -

Thënie ma idioteske se këtë s’e paskam ndëgjua!

– E keni marrë Kosovën me çelësa n’dorë!

- Advertisement -

Medet halli, kur i shkolluemi bahet analfabet!

– As banesa nuk merret me “çelësa n’dorë” more tutkun, e lëre ma nji atdhe, po me çelësa n’derë merret – ashtu qysh e keni lanë ju, të mbyllun e pa dritare, për ardhmëninë e mija të rinjve!

Nuk asht dhomë gjumi atdheu, po asht shpresa e ardhmërisë për fëmiun e plakun, e nuk merret me çelësa, po me votat e atyne që e deshën ç’rrënosjen e hajnisë e poshtërsive që i kalbën dy gjenerata!

Hej!

E morët Kosovën me çelësa n’dorë, thotë herifi, thua se ajo ishte si tokat e 1 eurove e 50 centëve!

Vjenne, 08.04.2022

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit