1.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

E kërkon gjykata, ja ku gjendet Adelina Ismaili

Rekomandime

Adelina Ismaili bashkë me motrat e saj kanë munguar sërish në gjykimin për Enver Sekiraqën.

Sipas bashkëshortit të saj, Valit, këngëtarja është në Zvicër duke shijuar rrezet e diellit dhe sipas lokacionit në fotografi, kjo ka qenë e arsyeja e mungesës së saj sot në Gjykatë.

- Advertisement -

Për moprezencën e saj sot dhe herë të tjera, Gjykata Themelore në Prishtinë për sigurimin e tyre do të lëshojë urdhëresë për sjellje me anë të policisë.

Dëshmitaret ishin paraparë që të dëgjoheshin në seancën e së mërkurës, mirëpo kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Agim Kuçi kishte njoftuar se të njëjtat mungesën e tyre e kishin arsyetuar përmes përfaqësuesit të tyre, avokatit Alban Makolli, me arsyetimin se nuk gjenden në Kosovë dhe se nuk dihet se kur do të kthehen.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit