16.4 C
Pristina
Monday, April 8, 2024

E konfirmon Lahu: Arben Vitia nuk do të jetë pjesë e Asamblesë në Prishtinë

Rekomandime

Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Berat Lahu ka konfirmuar, se Arben Vitia do të japë dorëheqje nga pozita e asamblistit në Prishtinë.

Lahu tha se ai do të zëvendësohet nga kandidati që ka marr më shumë vota në zgjedhjet e tetorit.

- Advertisement -

“Vitia nuk do të jetë pjesë e Asamblesë. Ai do të zëvendësohet nga kandidati që është në radhë dhe kemi diskutuar këtë dhe kemi ardhur në konkludimin që është më mirë që ta kemi dikë tjetër aty. Secili asamblist i VV-së që është aty e bënë punën njësojë mirë kështu që nuk paraqet ndonjë dallim”, ka thënë Lahu, në T7.

Arben Vitia nga Lëvizja Vetëvendosje, i cili humbi garën për Prishtinën ndaj Përparim Ramës së Lidhjes Demokratike të Kosovës, nuk qe sot as pjesë e seancës inauguruese të pranim-dorëzimit të detyrës së kryetarit të kryeqytetit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit