5.8 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

E konfirmon policia: Një 56 vjeçar ka vdekur nga goditja e trenit në Klinë

Rekomandime

Policia e Kosovës ka konfirmuar se një person ka ndërruar jetë sot në Klinë, pas goditjes në treni.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur rreth 06:15, në fshatin Klinavc-Klinë, në mes të një këmbësori dhe trenit të udhëtareve.

- Advertisement -

Menjëherë policia ka dalë ne vendngjarje, ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, M.T. m/k/sh i lindur (1963).

Në vendin e ngjarjes ka dalë prokurori i shtetit, njësitë relevante të Policisë së Kosovës, dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për Obduksion.

Hetuesit rajonal te DRP-Pejë janë duke bashkëpunuar ngushtë me prokurorin e shtetit për të hetuar të gjitha rrethanat lidhur me këtë rast i cili është cilësuar si “Hetim i Vdekjes”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit