10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Albin Kurti sqaron çështjen e takimit me Devollët dhe paratë e tyre

Rekomandime

Albin Kurti në emisionin Pressing të T7 ka folur rreth akuzave të ish-deputetit të VV’së, Florin Kransiqit, se Kurti i ka takuar biznesmenët e familjes Devolli dhe se ka marrë 20 mijë euro nga ta.

- Advertisement -

“Kam vlerësim për Florinin dhe ka kontribu në Vetëvendosje, edhe financiarisht, madje me këtë edhe ai mund të krenohet”, ka thënë Kurti.

Ai tha se nga Devollët asnjëherë nuk ka marrë para.

“Nuk kam marrë pare prej tyre, nuk kam marrur pare prej Devollëve kurrë”, ka sqaruar Kurti.

- Advertisement -

Kandidati për kryeministër tregoi se në vitin 2006 Devollët patën financuar fushatën për bojkotimin e produkteve serbe.

“Në 2006 ata patën financuar fushatën për bojkotimin për produktet e Serbisë”, tregoi Kurti.

- Advertisement -

“Nuk ka pasë takim me ata dhe me Florinin”, shtoi Kurti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit