8.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Pacolli takohet me kriminelin Radojicic, njeriun që po kërkohet nga shteti

Rekomandime

Milan Radojçiq është i përfshirë në shumë vepra kriminale dhe trafiqe të paligjshme, por ka lidhje të fuqishme me politikanët e Kosovës. Ai është i lidhur edhe me multimilionerin e politikës kosovare, Behgjet Pacollin.

Insajderi ka siguruar një fotografi ekskluzive nga një takim që ky kriminel i veriut kishte edhe me Zëvendëskryeministrin dhe kryediplomatin kosovar në detyrë, Behgjet Pacollin që po ashtu është kryetar i Aleancës Kosova e Re.

Burime të Insajderit bëjnë me dije se ky takim ishte zhvilluar vitin e kaluar në një jaht që e ka në pronësi Millan Radojçiq në Budva të Malit të Zi.

- Advertisement -

Në këtë fotografi, derisa Pacolli është i ulur në tavolinë me figurën e njohur të botës së krimit në Veri. Në shoqëri të tyre janë edhe një burrë dhe një grua e paidentifikuar.

Pacolli në të kaluarën nuk e ka mohuar që mund ta ketë takuar Radojçiqin, por në prononcime publike ishte arsyetuar se ai takon shumë njerëz.


Millan Radojçiq nga Prokuroria Speciale në Kosovë dyshohet si i përfshirë në vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviç. Ivanoviç u vra para zyrës së tij në veri të Mitrovicës më 11 janarit të vitit 2018 derisa urdhër arresti për Radojçiqin ishte lëshuar shtatë ditë më vonë. Nga ajo kohë ai ndodhet në arrati.

- Advertisement -

Ndërkohë, Prokuroria Speciale e Kosovës ka thënë se do ta marrë në konsideratë një fotografi të Behgjet Pacollit, kreut të Aleancës Kosova e Re (AKR), me Milan Radojiçiq, kriminelin serb të veriut, lidhur me hetimet për vrasjen e ish-politikanit serb, Oliver Ivanoviq.

Prokurori i rastit në Prokurorinë Speciale të Kosovës, Sylë Hoxha, ka thënë se ende nuk e ka parë fotografinë e zëvendëskryeministrit në largim të Kosovës me Radojiçiqin, të dyshuarin kryesor për vrasjen e ish-liderit të SDP-së.

- Advertisement -

Megjithatë, në një bisedë telefonike me Insajderin, prokurori Hoxha u shpreh se hetuesit e Prokurorisë Speciale do ta marrin në konsideratë fotografinë që shfaq Pacollin dhe Radojiçiqin në shoqërinë e njëri-tjetrit në Mal të Zi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit