10.3 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

E konfirmon Presidenca çeke: Liberalizimi i vizave për Kosovën, në rend dite të Grupit punues të Këshillit të BE-së

Rekomandime

Grupi punues për vizat në Këshillin e Bashkimit Evropian do të mblidhet sot, ka konfirmuar Presidenca çeke e Këshillit.

Në këtë mbledhje pritet të flitet për procesin e heqjes së vizave për shtetasit e Kosovës.

- Advertisement -

Në mbledhjen e grupit punues të vizave në Këshillin e BE-së, që u mbajt më 13 tetor, zyrtarët francezë raportohej se kishin kërkuar që procesi i vizave për Kosovën të lidhet me funksionalizimin e sistemit për siguri në Evropë, ETIAS.

Pas kësaj mbledhjeje, Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka thënë se një vendim për liberalizimin e viza për Kosovën pritet të merret kah mesi i nëntorit, apo fillimi i dhjetorit. Ajo shpresonte që ky vendim të jetë pozitiv.

Von Cramon tha se shpreson që të mos vendosen kushtëzime apo që procesi i liberalizimit të vizave të lidhet me ndonjë metodologji të re të Bashkimit Evropian.

- Advertisement -

“Vendimi do të jetë dikur kah mesi i nëntorit apo fillimi i dhjetorit. Por, pyetja është që a do të çojë te një sistem i ri i kushteve për vizat, që do të ishte krejtësisht i padrejtë, apo përfundimisht do të shohim një datë për vizat”, ka thënë eurodeputetja gjermane gjatë një konference për media në Prishtinë, më 24 tetor.

Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian, kanë shfaqur mbështetjen e plotë për liberalizimin e vizave për Kosovën. Komisioni Evropian ka konfirmuar se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret e nevojshme nga udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave dhe ka rekomanduar që të hiqen vizat për qytetarët e saj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit