8.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Ja çka shkruajnë mediet serbe për zgjedhjet në Kosovë

Rekomandime

Mediat serbe kanë raportuar për zgjedhjet e sotme parlamentare.

Portali Blic, ka treguar se votimet kanë nisur, ku kanë votuar edhe Rakiç dhe Simiq.

- Advertisement -

Po ashtu, portali i tyre shkruan se është hera e shtatë që mbahen zgjedhjet qysh se nga viti 1999.

Shërbimi Policor i Kosovës, ka njoftuar më parë se ka hartuar një plan operacional, një plan zgjedhor, një plan ditor zgjedhor, dhe një plan pas zgjedhjeve në lidhje me shpërndarjen e materialeve zgjedhore nga qendrat zgjedhore në KQZ”, shkruan Blici serb.

Qytetarët e Mitrovicës së Veriut do të votojnë në 27 vendvotime, me gjithsej 22.457 votues të regjistruar. Ato janë shpërndarë në shtatë qendra votimi, brenda të cilave janë 27 vendvotime, dy prej tyre janë objekte private dhe pjesa tjetër janë shkolla. Qytetarët në Kosovë sot zgjedhin 120 deputetë për një parlament në të cilin serbëve u garantohen 10 vende parlamentare”, raporton portali serb.

- Advertisement -

Në zgjedhje marrin pjesë gjithsej 25 lista, katër prej të cilave përfaqësojnë komunitetin serb, përkatësisht Listën Serbe, Partinë Serbe të Kosovës nga Leposaviq, Koalicionin e Lirisë me bazë në Graçanicë dhe Partinë e Pavarur Liberale nga Graçanica”, shtojnë mediet serbe.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit