Forcat ruse kanë shkatërruar një depo municioni në bazën ajrore Myrhorod në Ukrainën qendrore, njoftoi agjencia e lajmeve Interfax, duke cituar ministrinë ruse të mbrojtjes.
Sipas Sky news, zëdhënësi i ministrisë Igor Konashenkov ka thënë se një avion luftëtar i forcave ajrore ukrainase MiG-29 dhe një helikopter Mi-8 janë shkatërruan gjatë sulmi në rajonin e Poltava.
Guvernatori i rajonit të Poltava, Dmytro Lunin, tha në mediat sociale se dy persona ishin plagosur dhe se në vend u shkaktuan “dëmtime të konsiderueshme”.
Po ashtu Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme ruse, Igor Konashenkov tha se u shkatërrua edhe nje helikopter Mi-8 i Ukrainës.