1.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

E lanë Albin Kurtin të vetëm para Serbisë

Rekomandime

Albin Kurti po del i vetëm para Serbisë. Pas disa ditësh ai do të jetë në Ohër ku do të ketë mbase ballafaqimin final me Serbinë. Natyrisht, me ndërmjetësim të BE-së, që ka në cantë shkopin dhe karrotën.

- Advertisement -

Shkopi është Asociacioni, të cilën e kanë nënshkruar dhe miratuar pikërisht partitë që sot po e kundërshtojnë, PDK dhe LDK, përkatësisht lideri i atëhrshëm i të parës, Hashim Thaci dhe lideri i të dytës atëbotë, Isa Mustafa.

Sot, do të duhej të kishte konsistencë dhe mbështetja të ishte e parezervë.

Nuk ka ndonjë individ që ka bërë më tepër se Albin Kurti që Asicacioni të mos bëhej. Por, në u dakorduam vet si shtet, e nënshkruam vet dhe e miratuam vet. Tash, ajo konsiderohet obligim ndërkombëtar. E obligimet nga marrëveshjet ndërkombëtare duhet të kryhen meodemos nëse dëshirojmë të jemi shtet.

- Advertisement -

Pikërisht karrota e BE-së dhe Amerikës ka të bëjë me funksionlizimin e shtetit dhe pranimin e tij në mekanizmat kryesorë botëror.

Por, ne si shoqëri nuk mund të ecim përpara nëse nuk jemi unikë në interesat vitale. Kjo e bënte të madh Ibrahim Rugovën, i cili kishte arritur ti bashkonte.

- Advertisement -

Por, sot Memli Krasniqi dhe Lumir Abdigjiku janë duke i kundërshtu veprimet që I kanë ndërmarrë vet dhe me pasojat e të cilave po ballafaqohet tjetërkush. Në këto rrethana, duhet së paku mbështetje politike.

Kjo, pasi përkundër faktit që Albin Kurti ka legjitimitetin e popullit duke qenë më i votuari në histori të Kosovës, prapë së prapë ka nevojë për një konensus nacional të elitave politike.

Nëse kjo ndodhë, atëherë shkopi do të dhemb më pak dhe goditjet do të jenë më të lehta./Kosova ime

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit