E mbyti Agonis Tetaj me armë në vend të punës, i akuzuari kërkon 100 mijë euro dëmshpërblim

0
338

Besnik Berisha, avokati i të dyshuarit për KRlM ndaj Agonis Tetajt, ka njoftuar se pala e akuzuar në këtë rast ka paditur trupin gjykues të rastit në fjalë, pasi rihapën shqyrtimin gjyqësor.

Përmes një postimi Berisha ka thënë se me vendimin për rihapje të shqyrtimit gjyqësor i janë shkaktuar dëme të pariparueshme Gogajt dhe familjes së tij.

“Të bindur se vendimet dhe veprimet e trupit gjykues në çështjen penale kundër z. Shaban Gogaj, që nga rihapja e shqyrtimit gjyqësor e deri më datën 25 nëntor 2021, ishin jo vetëm arbitrare, të kundërligjshme dhe kundërkushtetuese, por edhe skajshmërisht të rrezikshme për sigurinë juridike, e për të cilat gjyqtarët nuk mbrohen nga imuniteti funksional, në cilësi të përfaqësuesit të z. Gogajt dhe prindit të tij, me datën 26 nëntor 2021, pranë Gjykatës Themelore në Pejë, kemi deponuar padi për kompensimin e dëmit jo material”, shkruan Berisha.