8.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

E moshuara nga Rahoveci që vdiq sot nga COVIDI-19, ka edhe 4 fëmijë të infektuar

Rekomandime

Ka vdekur edhe një person nga COVIDI-19 në Kosovë, derisa numri i viktimave ka shkuar në 34.

Bëhet fjalë për një 74- vjeçare N.D nga Komuna e Rahovecit, e cila ishte në Mjekim Intensiv në Klinikën Infektive të QKUK-së.

- Advertisement -

Sipas raportit zyrtar të Ministrisë së Shëndetësisë, thuhet se ajo ishte pranuar në Klinikën Infektive më 5 qershor dhe përveç infeksionit me COVID-19 kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Kështu ka thënë për IndeksOnline edhe kryteari i Rahovecit, Smail Latifi, derisa ai ka treguar edhe për gjendjen e familjarëve të së ndjerës, të cilët po ashtu janë të prekur nga koronavirusi.

“74-vjeçarja që ka vdekur sot ka pasur probleme të jashtëzakonshme shëndetësore, me tension, me sheqer, me zemër edhe kuptohet edhe tash me COVID-19. I ka edhe tri vajza e një djalë me koronavirusin, gjendja e tyre shëndetësore është tepër e mirë, shumë stabile, nuk kanë asnjë problem. Ndërsa, 3 raste i kemi në Klinikën Infektive absolutisht me gjendje të mirë shëndetësore.

- Advertisement -

Tashti nëse i marrim me probleme serioze shëndetësore dhe që kanë pas COVID-19 janë 4 në komunën tonë që kanë ndërruar jetë. 3 kanë qenë në hemiodializë, ndërsa viktimae fundit me problem të shumta shëndetësore”, ka thënë Latifi.

Ai ka shtuar se momentalisht gjendja në këtë komunë janë 16 raste aktive me COVID-19, ndërsa janë 33 të shëruar. Ndërsa tha se gjendja është e menaxhueshme dhe janë në pritje të marrjes së mostrave të rasteve të kontaktit nga 9 rastet e fundit që kanë rezultuar mbrëmë pozitiv.

- Advertisement -

Kujtojmë që pikërisht dje, patëm numër rekord të rasteve me COVID-19, ku nga IKSHPK u konfirmuan gjithsej 129 raste, duke çuar kështu numrin e të infektuarve në 1615.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit