18.9 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

E moshuara nga Ukraina mbyt 8 ushtarë rusë me tortë të helmuar

Rekomandime

Raportohet se një grua e moshuar në Ukrainë ka eleminuar tetë ushtarë rusë të uritur, duke u ofruar ëmbëlsirë të helmuar.

Sipas TGCOM24, incidenti është raportuar nga një zyrtar i Ministrisë së Brendshme të Ukrainës, i cili ka publikuar një përgjim mes një ushtari rus dhe partnerit të tij.

- Advertisement -

Mediat ndërkombëtare kanë raportuar se ushtria ruse gjendet në një situatë të komplikuar.

Atyre u mungojnë furnizimet me ushqim, përderisa përparimi i tyre drejt pushtimit të kryeqendrave po ngec.

Për pasojë, ushtarët rusë, të kapluar nga uria dhe lodhja, pranojnë ushqim nga populli ukrainas. Megjithatë, përkundër faktit se shpeshherë hasin në ambiente miqësore, tetë prej tyre e kanë pësuar keq, duke ngrënë ëmbëlsirën e helmuar të së moshuarës ukrainase.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit