-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

“E njohim atë që nga viti 1999″ – me foton me Thaçin, mediat serbe shkruajnë për ambasadorin e ri amerikan

Rekomandime

Me titullin “Ne e njohim atë që nga viti 1999’, mediat serbe i kanë kushtuar kronika të veçanta ish-ambasadorit Christofer Hill, i cili pritet të jetë ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd.

- Advertisement -

“Hill është një ekspert për rajonin dhe ishte gjithashtu i dërguar special amerikan për Kosovën si dhe luajti rol të veçantë në Konferencën e Rambujesë më 1999”, shkruajnë mediat serbe.

Vlen të theksohet, se në këto media, si foto kryesore kanë vendosur fotografinë e Hill me ish-presidentin Hashim Thaçi me uniformën e UÇK-së.

Hill ka mbajtur poste të rëndësishme në diplomacinë amerikane.

- Advertisement -

Ish-diplomati i pensionuar konsiderohet si një negociator i vështirë dhe këtë status e konfirmoi edhe gjatë periudhës kur ishte i dërguar special për Kosovën në negociatat e vitit 1999 në Rambuje të Francës, i cili luajti një nga rolet kryesore në negociatat që i paraprinë konferencës në Rambuje në vitin 1999, ku ishte pjesë e grupit të njohur si i kontaktit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit