1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

E pabesueshme! Dushan Janjiq: Serbia e paguan Grenelin 100 mijë dollarë në muaj për lobim

Rekomandime

Analisti politik, Dushan Janjiq, deklaroi të hënën se Serbia e paguan me nga 100 mijë dollarë në muaj ish-Emisarin Special për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Në emisionin “Linjë e ndryshme e radios” ai tha se Grenelli përfaqëson hapur interesat e Serbisë kudo që e gjen veten, shkruan portali i Malit të Zi, “Antena M”.

- Advertisement -

Sipas tij, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, paguan shuma të mëdha për lobim.

“Ne i paguajmë Grenellit 100 mijë dollarë në muaj, nuk e di pse, kur shefi i tij nuk është në pushtet”, tha Janiq, duke shtuar se “Serbia po lobon në një mënyrë të vjetër dhe joproduktive”.

Richard Grenell njihet për qëndrimet e tij pro Serbisë në raport me Kosovën.

- Advertisement -

Përmes Twitterit në shumë raste ka kritikuar Kosovën, e sidomos kryeministrin Albin Kurti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit