24.2 C
Pristina
Wednesday, May 8, 2024

E pabesueshme sa vota do të mirrnin Albin Kurti e Vjosa Osmani bashkë

Rekomandime

Vjosa Osmani pasi i ka dhënë lamtumirën LDK’së ka paralajmëruar fillimisht krijimin e një iniciative qytetare për të garuar në zgjedhjet e ardhshme. Garimi ka lënë të nënkuptohet ajo, do të jetë në një listë me Vetëvendosjen. Ky bashkim është i frikshëm për kundërshtarët politik.

- Advertisement -

Kjo, pasi Kurti e Osmani kanë pasur mbi 350 mijë vota së bashku, apo mbi 50 për qind të elektoratit shqiptar. Vetëvendosje parashihet qe është rritur tutje, duke kaluar në shifra të larta.

Ndërkohë, Osmani që në zgjedhjet e fundit ka marrë 165 mijë vota, nuk qendron aspak keq në përkrahje. Madje në zgkedhjet e parafundit ajo kishte marrë gati 70 mijë vota, duke qenë në pjesën e fundit të listës. Rritja politike e saj, rënia e LDK’së dhe distancimi i elemtoratit nga PAN’i llogaritet që do tia sjellnin Osmanit mimimum 100 mijë vota. Në kombinim me Vetëvendosjen, këto vota do të garantonin 50 përqindëshin e elektoratit dhe do të bënin të panevojshëm për herë të parë një koalicion për të krijuar qeverinë.

Ata do ta krijonin të vetëm, duke i dhën goditje të madhe si LDK’së, ashtu edhe partive të komandantëve të dalë nga lufta.

- Advertisement -

A është kjo koha për një Kosovë të re?

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit