1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

E padëgjuar më parë: Ja pse Ibrahim Rugova qëndroi në Prishtinë gjatë bombardimeve – Sali Berisha jep rrëfimin e jashtëzakonshëm

Rekomandime

Adnan Merovci, bashkëpunëtor i ngushtë i Presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, ka sjell një rrëfim të padëgjuar të ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, për presidentin historik.

Rrëfimi i Berishës ka të bëjë lidhur me arsyet se pse presidenti Rugova kishte zgjedhur të qëndronte në Prishtinë gjatë kohës së bombardimeve të NATO-s.

- Advertisement -

Në këtë rrëfim, Berisha tregon se presidenti kishte mundësi të shkonte edhe në Shqipëri gjatë kësaj kohe, por, sipas tij, ai kishte zgjedhur të qëndronte afër me popullin e tij gjatë atyre momenteve të vështira.

Vendimi i tij për të hyrë në flakë. Ky ishte gjesti i udhëheqësit. Ai vendosi dhe u kthye në Prishtinë. Prishtina ishte në flakë, pasi ai fillimisht nuk ishte në Prishtinë. Rugova mund të gjente shkaqe për të qëndruar në Tiranë, për të qëndruar diku tjetër. Por, jo, ai shkoi në Prishtinë, që ta ndante fatin me qytetarët e vet”, ka rrëfyer Berisha.

Sipas ish-kreut të qeverisë shqiptare, ky veprim i Rugovës ishte akti sublim i trimërisë së tij.

- Advertisement -

“Ky ishte gjesti më i madh, ky ishte gjoksi i tij. Ky është akti sublim i trimërisë së tij, i kurajës qytetarë dhe i liderit”, shprehet Berisha.

“Rugova zgjodhi që të qëndronte dhe ta ndante fatin me qytetarët e Kosovës. Ai me këtë ka firmosur trimërinë e tij legjendare”, përfundon ish-kryeministri Sali Berisha.

- Advertisement -

Kujtojmë se bombardimi i Serbisë nga NATO ishte operacioni ushtarak i Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) kundër Republika Federale e Jugosllavisë gjatë Luftës së Kosovës.

Sipas NATO-s, operacioni kërkonte të ndalojë abuzimet e të drejtave të njeriut në Kosovë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit