-0.8 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

E pazakontë/ Gjarpri i merr jetën kuzhinierit 20 minuta pasi ia preu kokën për ta bërë supë

Rekomandime

Supat e bëra me mishin e kobrave vdékjeprurëse që e pështyjnë hélmin e tyre, konsiderohen një delikatesë e rrallë në Kinën e Jugut, por përgatitja e saj doli të ishte një veprim fatal për një kuzhinier. Peng Fan, nga Foshan, ishte krenar që e kishte në menunë e tij dhe po përgatiste pjatën për darkë kur ndodhi një tragjedi e pazakontë.

Pasi i ka prerë kokën kobrës indokineze, ai kaloi 20 minuta duke bërë supë, pastaj filloi të rregullojë kuzhinën, mori kokën e saj për ta hedhur në kosh kur papritmas e káfshoi.

- Advertisement -

Helmi nga kobrat si kjo në fjalë që njihen si “kobra pështymë” është një helm veçanërisht vdekjeprurës.

Ai përmban neurotoksina të cilat mund të vrasin brenda 30 minutave, duke i paralizuar víktimat dhe duke i mbytur deri në vdekje. Anti-helmi ekziston, por duhet të merret brenda pak minutash dhe thuajse askush nuk e ka aq afër sa ta marrë para se hélmi të përhapet.

Vizitori i restorantit ku ndodhi ngjarja e rëndë, Lin Sun, 44 vjeç, tha: ‘Ne ishim në restorant duke ngrënë për ditëlindjen e gruas sime, kur papritmas u bë shumë zhurmë. Nuk e dinim se çfarë po ndodhte, por mund të dëgjonim britmat që vinin nga kuzhina. Kishte thirrje për një mjek në restorant, por për fat të keq deri në mbërritjen e ndihmës mjekësore kuzhinieri kishte ndërruar jetë. Kur e morëm vesh askush në restorant nuk vazhdoi më me vaktet e tyre.”

- Advertisement -

Një zëdhënës i policisë tha për incidentin, se: “Është një rast shumë i pazakontë, por duket se është vetëm një aksident. Trupi i zotit Fan pati një reagim shumë të ndjeshëm ndaj káfshimit. Nuk mund të bëhej asgjë për ta shpëtuar.

Vetëm anti-helmi mund të kishte ndihmuar, por ai nuk u dha në kohë.

- Advertisement -

Ndërkohë ekspertët thonë se gjarpërinjtë dhe zvarranikët e tjerë mund të bëjnë lëvizje reaktive deri në një orë pasi janë vrarë.

Njëri tha: “Është krejtësisht e mundur që koka të ketë mbetur gjallë dhe të káfshojë dorën e Pengut. Nëse një gjarpri i prítet koka, a zhvillon veprime refklesive si kjo në fjalë edhe një orë mbrapa dhe hélmi është po aq i fortë.”

Në disa vende besohet se ngrënia e mishit të gjarprit ka përfitime mistike shëndetësore, gjë që ka bërë që disa specie të gjuhen pothuajse në zhdukje.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit