Ushtarakët amerikanë vizituan xhaminë “Bedri Kamberi” në Prishtinë. Komandanti i ushtrisë amerikanë në Bondsteel Mathew Di Nenna, në ligjëratën e së premtes foli për marrëdhëniet SHBA- Kosovë për të cilat tha se janë të forta e në rrugë të mbarë. Vizitën e tij e mirëpriti imami Labinot Maliqi.
“Kosova dhe Shtetet e Bashkuara kanë një marrëdhënie që është krijuar brenda një kohe, kur më falënderoni mua, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ushtrinë, atëherë kjo tregon që është një marrëdhënie e mirë e përbashkët, njëri nuk mundet pa tjetrin”, tha ai për Di Nenna për RTK’në.
Imami Labinot Maliqi tha se SHBA’ja është aleati më i fuqishëm i Kosovës.
“Pa mbështetjen tuaj, nuk do ta kishim as pavarësinë, as lirinë ndoshta as mundësinë që ta përkujtojmë dhe kremtojmë 14 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, prandaj falënderoj Zotin shumë që iu ka dërguar”, tha në anën tjetër imami.