19.8 C
Pristina
Friday, April 12, 2024

E përkrahi Vjosa Osmanin për kryeministre: Adelina Ismajli me një reagim ‘epik’ për lexuesin që e quajti ‘pevaçicë’

Rekomandime

Diva e estradës shqiptare, Adelina Ismajli, e cila tashmë jeton në Zvicërr, ditë më parë i ka dedikuar një status kandidatës për kryeministre, Vjosa Osmanit.

Këngëtarja njihet edhe për bindjet e saja politike dhe ka treguar haptas se ajo është me LDK-në.

- Advertisement -

Adelina, kishte shkruar arsyet se pse duhet votuar Vjosa për kryeministre duke i shpërndarë edhe me ndjekësit e saj, shkruan Reporteri.net

Mirëpo, jo të gjithë e kishin pritur mirë këtë, teksa një nga ndjekësit e Adelinës e kishte fyer me fjalën më të shëmtuar.

E një lexues ka thënë se niveli për LDK’në ka rënë nga akademikët të këngëtarja, e për këtë ka përdorur shprehjne serbe “pevaçicë”.

- Advertisement -

Ndërsa ndaj këtij komenti i menjëhershëm ka qenë reagimi i këngëtarës.

Ata akademike dhe profesore te cilet po i permend, me kane pergezuar e çmuar lart për çdo arritje time muzikore dhe më së shumti për përkrahjen time që i kam dhënë Rugoves edhe kurr varrosnim aktiviste të LDKse. Unë jam dhe mbetem nga te rrallat qe kam shuuuuumë kredibilitet moral e profesional me iu drejtu votuesit te LDKse e mi tregu ke me votu. Prej se kam hy ne LDK me keni quajt “pevaqice” , si duket malli per pevaqicat ju bente te mos shihni qe vetem Adelina ka arrit ne vitet 90 me iu largu nga trendi i kafehoneve te muzikes serbisht. Mu, le t’me vleresojne ata qe po me vleresojne qe 34 vite, besom nuk jam keq. Ti, qu voto Vjosen se shkau ka shku e nuk kthehet mo. As pevaqicat nuk kthehen, besom..”, ka shkruar Adelina.

- Advertisement -

Ndërkaq arsyet të cilat ajo i kishte përmendur se pse duhet votuar Vjosa Osmanin, si kandidate të LDK-së për kryeministre, i gjeni më poshtë:

“Me Vjosen, se Vjosa nuk e ka ndryshuar mendjen as rrugen, kurr.

Me Vjosen, se Vjosa nuk eshte frikesuar te flase te verteten, kurr.

Me Vjosen, se na ktheu e na bashkoi.

Me Vjosen se eshte grua e nene, Vjosa jep e nuk merr.

Me Vjosen, se Vjosa perkulet vetem per te perqafuar qytetarin e vendit tem.” Ka shkruar Ismaili në Facebook.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit