0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

E pëson keq avioni më i fuqishëm i ushtrisë ruse

Rekomandime

Zyrtarët rusë kanë thënë se një avion luftarak, është përplasur në një mision stërvitor por piloti ka shpëtuar.

- Advertisement -

Korporata e Bashkuar e Avionëve të Rusisë, tha në një deklaratë se avioni Su-57 zbriti gjatë një fluturimi stërvitor pranë Komsomolsk-on-Amur në lindje të vendit. Piloti thuhet se është nxjerrë në mënyrë të sigurt, dhe nuk ka asnjë dëmtim.

Shkaku i përplasjes nuk u bë i njohur menjëherë. Su-57 i cili bëri fluturimin e tij në 2010, është avioni luftarak më i përparuar i Rusisë. Ka aftësi ushtarake dhe mbart pajisje e armë të sofistikuara. Avioni me dy motorë është projektuar nga kompania Sukhoi, për të garuar me luftëtarin nga SHBA F-22.

Forca ajrore ruse ka vendosur një urdhër, që 76 avionë të tillë të dorëzohen deri në vitin 2028.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit