10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Kuçi e PSD-së kritika Kurtit pasi shpërndau bakllava pa dorëza e maska: Qytetarët u dënuan kur vepruan si ti

Rekomandime

Zëdhënësja e Partisë Social Demokrate, Natyra Kuçi, ka reaguar pas shpërndarjes së bakllavasë për stafin e Qeverisë nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

- Advertisement -

Ajo përmes një postimi në llogarinë e saj në rrjetin social Facebook, ka thënë se Kurti po shpërndanë bakllava pa dorëza e maska ani pse për shkak të vendimit të tij, qytetarët janë dënuar kur kanë vepruar si ai.

Kuçi ka thënë se përderisa vetes i arsyeton gjithçka dhe përgatitë terrenin edhe për protesta me kërcënime ndaj çdokujt, për të tjerët pason dënimi kur veprojnë si Kurti.

Ajo në vazhdimin e shkrimit të saj thotë se Kurti e mbanë vetën në pozitën e të gjithëdijshmit dhe si figura e vetme e mirë prandaj e ka të lehtë që të gjithë ata që mendojnë ndryshe nga ai, i vendosë në anën e së keqes.

- Advertisement -

Ky është postimi i plotë i saj:

Kurti shpërndanë bakllava për stafin e qeverisë së tij pa dorëza e maskë ani pse, për shkak të vendimit të tij, qytetarët janë dënuar kur kanë vepruar si Kurti.

- Advertisement -

Pandemia është karakterizuar me këso vendime arbitrare e kundërshtuese të qeverisë Kurti. Përderisa vetes i arsyeton gjithçka dhe përgatit terrenin për protesta me kërcënime ndaj çdokujt, për të tjerët pason vetëm dënimi kur veprojnë porsi Kurti.

Kur e mban veten në pozitën e të gjithëdijshmit e të vetmin figurë të së mirës e ke të lehtë t’i vendosësh të gjithë që nuk mendojnë si ti në anën e së keqes. Prandaj, kur Kurti flet për demokraci, ai në një mënyrë e përqesh atë me veprimet e tij sepse demokracia është gjëja e fundit që ai dëshiron ta ruaj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit