1.2 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

E premtja e Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë, Grenell ka shumë shpresë

Rekomandime

Më shumë se kurrë më parë, në 20 vjet, Kosova e Serbia janë afruar drejt një marrëveshjeje të madhe, e cila po pritet që formalisht të jetë me përfitime ekonomike. Dje kanë ndodhur shumë zhvillime në Shtëpinë e Bardhë, e këtë e thotë edhe Richard Grenelli, njeriu i Trumpit, i deleguar për të zgjidhur çështjet mes Kosovës dhe Serbisë.

- Advertisement -

Në Shtëpinë e Bardhë, nën survejimin e Presidentit amerikan, Donald Trump, sot pritet të nënshkruhet një marrëveshje mes Kosovës e Serbisë.

Të gjitha palët lënë të kuptohet se Administrata Trump nuk është angazhuar për rreth një javë, për diçka të vogël. Dje palët janë dakorduar për një marrëveshje, e sot pritet nënshkrimi i saj – sic njoftohet nga Washingtoni- në praninë e Presidentit Trump.

Emisari i Trumpit për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka shkruar se e djeshmja ka qenë ditë produktive dhe se pret që është optimist për ditën finale të bisedimeve në Shtëpinë e Bardhë.

- Advertisement -

“Ka qenë një ditë produktive. Kam shpresa”, ka shkruar Grenell.

Sipas faqes që publikon aktivitetet e Presidentit të SHBA’së, Trump merr pjesë në takimin mes Hotit e Vuciqit në momentin kur nënshkruhet marrëveshja, por s’bëhet e qartë se për cfarë marrëveshje bëhet fjalë.

- Advertisement -

Zyrtarët amerikanë kanë paralajmëruar se nga marrëveshja e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë do të ketë përfitime ekonomike.

“Në orën 11:00 [sipas kohës së Uashingtonit] Presidenti përshëndet presidentin e Serbinë dhe kryeministrin e Kosovës. Në orën 11:05, Presidenti përcjell ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes”, thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë, ku tutje bëhet e ditur se Trump do të zhvillojë edhe një takim të përbashkët me Hotin dhe me Vuciqin.

Kryeministri Hoti dje pas bisedimeve në Shtëpinë e Bardhë ka thënë se janë dakorduar për një marrëveshje që con në mbylljen e konfliktit mes Kosovës dhe Serbisë.

“Kishim një takim me presidentin serb dhe këshilltarin O’Brien dhe ambasadorin Grenell dhe ekipet e SHBA-së që mbështesin këtë dialog të përqendruar te temat ekonomike. Nesër presim ta finalizojmë gjithë këtë angazhim që kemi pasur tash e sa kohë. Informata më në detaje do të keni nesër pas përmbylljes…”, ka thënë kryeministri kosovar.

Ai siguron qytetarët se nga Shtëpia e Bardhë nuk del një marrëveshje e keqe dhe e papranushme për shqiptarët.

“Një gjë mund të them që marrëveshje të dëmshme e të papranueshme për Kosovën asnjëherë s’kanë ardhur e s’do të vijnë nga Shtëpia e Bardhë. Kemi bërë progres të madh në çuarjen përpara në bashkëpunimin ekonomik. Për çdo gjë që flasim me Serbinë, qëllimi ynë është njohja reciproke. Sot kemi bërë hap të madh. Nuk është shtruar (çështja e kufijve), as nuk do të shtrohet asnjëherë. Asnjëherë. Jemi plotësisht brenda parimeve që kemi si qeveri. Ju do të shihni nesër marrëveshje sepse kështu është dakordimi. Nesër do të shihni gjithçka që jemi marrë vesh. Kemi bërë hap të madh drejt përmbylljes së marrëveshjes finale”, ka thënë Hoti.

Vuciq në postimin e fundit mbrëmë ka thënë se bisedimet po vazhdojnë por nuk e di nëse do të nënshkruhet marrëveshje.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit