1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

E pritshme nga Le Pen: Nëse zgjidhem presidente Franca largohet nga NATO! Duhet afrim strategjik me Rusinë

Rekomandime

Kandidatja për presidente franceze Marine Le Pen ka ngjallur hapi me deklaratën e saj të fundit.

Në një konferencë shtypi, politikania e ekstremit të djathtë bëri thirrje për një “afrim strategjik” midis NATO-s dhe Rusisë, për të pasur marrëdhënie më të afërta, pas mbarimit të Iuftës në Ukrainë.

- Advertisement -

Ndër të tjera, sipas BBC, ajo shtoi se do ta tërhiqte Francën nga struktura e komandës ushtarake të NATO-s, nëse do të rezultonte fituese.

Megjithatë, edhe në rast tërheqjeje nga aleanca, ajo theksoi se do të vazhdojë të respektojë një pakt kyç të NATO-s, sipas të cilit një sulm ndaj një anëtari të aleancës ushtarake shihet si një sulm ndaj të 30 anëtarëve.

Rusia ka kundërshtuar çdo zgjerim të NATO-s drejt kufijve të saj, duke përfshirë çdo përpjekje të fqinjit të saj Ukrainës për t’u bashkuar me aleancën ushtarake. NATO i ka dërguar armë ushtrisë ukrainase gjatë konfliktit.
Le Pen do përballet me Emmanuel Macron për presidencën në balotazhin e zgjedhjeve më 24 prill, teksa të shumtë janë zërat që e konsiderojnësi pro-ruse.

- Advertisement -

Ajo e ka dënuar publikisht pushtimin e Ukrainës, por ka vizituar presidentin Putin përpara zgjedhjeve të mëparshme franceze në 2017. Partia e saj ka përdorur edhe kredi ruse.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit