-0.8 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

E propozuara nga Kurti për ministre, ishte këshilltare e Thaçit

Rekomandime

Më 6 janar 2020, kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, kishte propozuar emrat për ministra dhe zëvendëskryeministrin e dytë nga partia e tij.

Mes tyre ishte edhe emri i Rozeta Hajdarit, e nominuar nga Kurti për postin e ministres së Ekonomisë.

- Advertisement -

Emri i Hajdarit ishte befasi për opinionin duke qenë se nuk njihej publikisht deri më tani. Mediat raportuan për punët që ka bërë deri tani ajo.

Veç tjerash, Hajdari, kishte udhëhequr Qendrën e Koordinimit të Donatorëve në Zyrën e Kryeministrit të Kosovës, deri kah fundi i vitit 2008.

Ish-shefi i kabinetit të Thaçit, Abelard Tahiri, e ka konfirmuar se Hajdari ka qenë këshilltare në kabinetin e ish-kryeministrit Hashim Thaçi, gjatë mandatit të parë. Ajo ka qenë e kontraktuar nga UNDP si këshilltare në Zyrën e Kryeministrit, deri në fund të vitit 2008.

- Advertisement -

“Ka qenë aty, në cilësinë e këshilltares së jashtme. Ka qenë e angazhuar deri kah fundi i vitit 2008. Poashtu si pjesë e delegacionit qeveritar ka qenë edhe pjesmarrëse në konferencën e donatorëve për Kosovën që është mbajtur në Bruksel pas shpalljes së pavarsisë, më 17 shkurt”, ka thënë Tahiri, i cili ka shtuar se ‘Hajdari ishte larguar për shkak të performancës së dobët në punën e saj’.

Në ditën kur kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, do të takohej me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, ai nëpërmjet një video, bëri të ditur emrat e që partia e tij, propozonte për ministra.

- Advertisement -

PërveçHajdarit, për ministra, Kurti ka propozuar Albulena Haxhiun për ministre të Drejtësisë, Besnik Bislimi si ministër i Financave, Arben Vitia si ministër i Shëndetësisë dhe Blerim Reka si ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit