7.4 C
Pristina
Wednesday, March 27, 2024

E quajti hajn ministrin Murati, deputeti i VV-së i kundërpërgjigjet Haradinajt: Katuni o n’duar t’sigurta, veç bishti yt u kall, relax!

Rekomandime

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Dimal Basha, i është kundërpërgjigjur liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, i cili e ka quajtur “hajn” ministrin e Financave Hekuran Muratin.

- Advertisement -

Basha ka thënë se ministrin Murati nuk e ka a*uzuar askush për h*raç dhe se ai nuk ka shtëpi milionëshe “që ia kanë paguar jaranat”.

Sipas deputetit, ministri nga VV-ja, ka qenë nismëtar për heqjen e homologimit që, siç ka thënë ai “ua ka prish pazarin disave e më së shumti po i d*eg Haradinajt”.

“Katuni o n’duar t’sigurta Ramush, veç bishti yt u k.all”, ka shkruar Dimal Basha, në një postim në Facebook.

- Advertisement -

Reagimi i tij i plotë:

Veç në pauzë të lojërave e dëgjova pak Ramushin, edhe çka me dëgju, erdh dita kur soji i tij i thotë Hekuran Muratit i padijshëm dhe hajn.

- Advertisement -

Për dije, Hekurani ka kry shkollimin para se me u ba Ministër, në krahasim me Ramushin që një herë ka hy në politikë, e tek pastaj i ka ra n’mend me kry shkollë. Për dijen e Ramushit s’po foli, se e dinë krejt për intelektualin që është.

Sa për hajn, po besoj edhe zogjtë e malit e dinë se a prek pare publike Hekuran Murati. Nuk e ka a*uzu kurrë kërkush për h*raç. As nuk ka shpia milionëshe që ia kanë pagu “jaranat.” As nuk e ka partinë me “tapi.” Hekurani nuk ka ba ligj për homologim ku janë vjedh miliona prej qytetarëve me vite të tana, e as nuk është a*uzu asnjëherë që ka vjedh miliona n’asfalt.

Përkundrazi, ka qenë nismëtar për heqjen e homologimit që ua ka prish shumë e pazarin disave, dhe sigurisht se po i ndal plot dyshime të hajnive në asfalt, e që po doket po i d*egin Ramushit ma s’shumti.

Mirë që populli ta ka k*ll bishtin, e tash del bërtet u kall katuni. Katuni o n’duar t’sigurta Ramush, veç bishti yt u k*ll, relax!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit