22 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

E thërrisnin jetim/ Ky është 20-vjeçari që e lanë pajètë mes plazhit të Velipojës

Rekomandime

Myzerin Zenelin nuk e njihnin në Velipojë. Ata që e punësuan një ditë më parë e thërrisnin, Jetim! Nga Bahçallëku i Shkodrës i riu me njohuri fillestari në kuzhinë, u shpërngul në hotelin e vëllezërve Gocaj. Do të punonte e mësonte! Do të shtrihej për të fjetur i fundit; pas pushuesve dhe pas pronarëve. Zgjuar me ëndrrën e të riut; një ditë do të vijë edhe për të; ishte i pari që u buzëqeshi mysafirëve të natës.

- Advertisement -

Për Myzerinin, të cilit as emrin shkurt nuk iu mësua, ishte fundi i ditës së parë në punë. Dhe ashtu siç e do çdo lloj zakoni në moshë dhe në vendin tij, duhej t’iu buzëqeshte të gjithëve. Akoma nuk e kishte mësuar se burrat e natës dikur ishin miq me të zotët e lokalit ku u punësua. As i njohu, por nxitoi ty tregonte të ‘vetëve’: Po vijnë njerëz!

Në xhep iu gjetën vetëm 30 lekë! Ishte dita e parë e punës dhe dita e fundit e jetës! Unë po shkruaj për të, kështu nxitimthi, që ai të mos fshihet mes numrit të vde kjes, po nuk i njoh as fytyrën dhe as i di shtëpinë. Tani i mësova vetëm adresën e re. Një ditë do ti trokas në portën e mermertë për ta pyetur: Cila ishte ëndrra?

Ai ishte në mesin e katër pereonave qe mbeten te vdekur nga konfIikti mes dy bizneseve për çadra. Ai nuk ishte as pjesë dhe nuk kishte të bënte asgjë me të. Thjeshtë sapo kishte filluar punën për bukën e gojës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit