8.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

E thotë edhe djali i deputetit të LDK’së se është arritur koalicioni: Urime Qeveria!

Rekomandime

Pas shumë negociatash, VV dhe LDK kanë arritur marrëveshje koalicioni, dhe këtë e thonë edhe publikisht në LDK dhe VV.

Përveç aktivistëve të Vetëvendosjes të cilët kanë filluar në rrjetet sociale që të urojnë arritjen e marrëveshjes për Qeverinë Kurti, këtë po e bëjnë edhe në LDK.

Para pak orësh, një postim në Facebook ku tregon se është arritur marrëveshja për koalicionin qeverisës VV-LDK e ka bërë edhe nënkryetari i Forumit Rinor të LDK’së, Florent Ukaj.

- Advertisement -

Ai përveç se mbanë një pozitë udhëheqëse në strukturat e LDK’së, është edhe djali i deputetit dhe nënkryetarit të degës së LDK’së në Prizren, Xhavit Ukaj.

Se ngërçi për postin e Presidentit është arritur të tejkalohet dhe marrëveshja e koalicionit pritet të nënshkruhet para seancës konstituive të Kuvendit, e thonë edhe burime të Reporteri.net.


Sot pasdite pritet të ketë takim në mes të dy liderëve, Kurti e Mustafa, ku do të formalizohen edhe detajet e fundit të marrëveshjes. Ky takim vjen pas takimit që Mustafa ka pasur me strukturat e partisë.

- Advertisement -

Ndërsa, i vetmi problem, për të cilin nuk dihet ende nëse është evituar, është insistimi i nënkryetarit Agim Veliu, që LDK të mos pranojë që marrëveshja për postin e Presidentit të shtyhet për një periudhë më të vonshme.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit