12.3 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

E tmerrshme: Rusia po përdorë mina vdekjeprurëse, pasojat barten në shumë breza

Rekomandime

Forcat ruse që luftojnë në Ukrainë kanë përdorur mina të ndaluara kundër personit në rajonin lindor Kharkiv të vendit, sipas Human Rights Watch. Organizata ndërkombëtare tha se minat kundër personelit u gjetën nga teknikë ukrainas të asgjësimit të mjeteve shpërthyese më 28 mars, raporton BBC.

“ Rusia dihet se posedon këto mina tokësore të vendosura rishtazi, të cilat mund të vrasin dhe gjymtojnë pa dallim njerëz brenda një rrezeje të dukshme prej 16 metrash (52 këmbë),” tha HRW, duke shtuar se Ukraina nuk e posedon këtë lloj minash tokësore ose sistemin e saj të shpërndarjes.

- Advertisement -

“Vendet anembanë botës duhet të dënojnë me forcë përdorimin e Rusisë të minave tokësore të ndaluara kundër personit në Ukrainë”, tha Steve Goose, drejtori i armëve i Human Rights Watch. “Këto armë nuk bëjnë dallime midis luftëtarëve dhe civilëve dhe lënë një trashëgimi vdekjeprurëse për vitet në vijim”.

Traktati ndërkombëtar i Ndalimit të Minave i vitit 1997 ndalon tërësisht përdorimin, prodhimin, grumbullimin dhe transferimin e minave kundër personelit. Rusia nuk është në mesin e 164 vendeve që i janë bashkuar traktatit, tha HRW.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit