0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

E tmerrshme si në rastin e Kosovës, Rusia e nis fushatën për trafikim të organeve në Ukrainë

Rekomandime

Përveç ngjyrave të flamurit verdhë-e-kaltër, luftës çlirimtare kundër pushtimit, Ukraina me Kosovën po e ndan edhe një tjetër fat të njëjtë: atë të akuzës për trafikim të organeve. Njollosja që iu bë Kosovës, tash po i bëhet edhe Ukrainës, e burimi i njollës përsëri vjen nga Federata Ruse.

Amerikano-italiani Mario Puzo, në librin e tij të famshëm “The Godfather” [shq. “Kumbara”], shkruan për metodën e përdorur nga prokurorët kur duan që ta dënojnë dikë. Siç thotë Puzo, nëse do ta dënosh dikë, akuzoje për diçka që s’e ka bërë.

- Advertisement -

“Nëse do ta dënosh dikë patjetër, akuzoje për veprën që s’e ka bërë. Viktima di të mbrohet për atë që e ka bërë, por vështirë e ka të mbrohet për atë që s’e ka bërë.”

Strategjia e ‘trafikimit të organeve’ funksionoi në Kosovë njëherë, e pasojat po i vuan vendi bashkë krerët e UÇK-së që më shumë se një vit gjenden prapa grilave të Hagës ku po presin për gjykim.

Gjykata Speciale që po i akuzon krerët e UÇK-së, në mesin e tyre ish-presidentin e Kosovës, dy kryeparlamentarë e një deputet, u themelua si pasojë e mocionit që iu dorëzua Këshillit të Evropës, nga senatori rus, Konstantin Kosachev, e pastaj këtë raport e përdori senatori zviceran Dick Marty.

- Advertisement -

Marty dhe Rusia

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, tash dy vjet thoshte se raporti që prodhoi Gjykatën Speciale të Kosovës ishte iniciuar nga Rusia.

- Advertisement -

“Në arkivat e Këshillit të Evropës kam gjetur se dy javë pas publikimit të librit të Carla Del Ponte, në komitetin juridik të KE, senatori i Rusisë, Konstantin Kosachev, ka dorëzuar mocion për trafikimin e organeve gjatë konfliktit në Kosovë dhe trajtimit çnjerëzor”, thoshte Konjufca.

“Në vitin 2010, këtë temë e rimerr Dick Marty. Pra, raporti i tij është i njëjtë me temën e Kosachevit. Kjo vjen nga senatori rus Kosachevi, jo nga Dick Marty.”

Në këtë raport, Marty thotë se pjesëtarë të UÇK-së kanë nxjerrë dhe trafikuar organe të viktimave kryesisht me përkatësi etnike; romë, serbë dhe shqiptarë që u etiketuan si bashkëpunëtorë të Serbisë.

Për të hetuar pretendimet e Martyt, EULEX angazhoi prokurorin special Clint Williamson. Ky i fundit, pas hetimeve tha nuk ka gjetur asnjë dëshmi për nxjerrje dhe trafikim organesh.

“Nuk ka dëshmi për qindra viktima të nxjerrjes dhe trafikimit të organeve”, njofton prokurori Williamson.

Ironikisht, Williamson aktualisht po kontribuon në Ukrainë.

“I gjithë fokusi i punës sime momentalisht është në Ukrainë dhe do të vazhdojë edhe në të ardhmen”, ka thënë Williamson.

Njolla e njëjtë

Rusia brenda Ukrainës po lufton me ushtri, e jashtë me diplomaci. Sekretari i përgjithshëm i Partisë Komuniste të Rusisë, Gennady Zyuganov, akuzoi ushtrinë ukrainase se po i trafikon organet e ushtarëve rusë.

E pse të mos e përdorësh të njëjtën strategji, kur herën e parë pati sukses?

Kështu mendon edhe ish-emisari i SHBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi, diplomati Richard Grenell. Ky i fundit thotë se “Gjykatat ndërkombëtare vazhdimisht bien pre e kësaj propagande”.

Ky reagim i Grenellit erdhi pasi një përdorues i Twitter-it @RubenAvxhiu tha se këtë skenar Rusia e luajti njëherë në Kosovë, pse të mos e provojë sërish?

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit