18.1 C
Pristina
Monday, May 13, 2024

E turpshme: Memoriali i Skënderbeut në Lezhë kthehet në tualet publik

Rekomandime

Pas raportimeve se qytetarët e Lezhës përdornin memorialin e vendvarrimit të Skënderbeut për nevoja personale, Avokati i Popullit u ka tërhequr vëmendjen institucioneve.

Megjithatë, Kolegu Martin Marku raporton se bashkia apo Ministria e Kulturës nuk kanë marrë ende masa, për të parandaluar atë që qytetarët e cilsojnë si turp për Lezhën.

- Advertisement -

Por as pas kronikës së transmetuar disa javë më parë nga Syri Televizon dhe vrjetjes së bërë nga Avokati i Popullit, bashkia dhe institucione e tjera përgjegjëse nuk kanë marrë asnjë masë. Përgjegjësi i Trashëgimisë Kulturore në Lezhë, Paulin Zefi tregon edhe se e kujt është përgjegjësia për këtë situatë.

Si në rrallë zona të tilla, ansambli arkeologjik i Lezhës është pa mure rrethues, duke i lënë mundësinë kujtdo të futet në të lehtëisht, duke kryer nevoja personale, por edhe dëmtime të zonës historike.

Qytetarët e cilësojnë të turpshme këtë që ndodh në Lezhë, në një prej zonave më të frekuentuara nga tursitët.

- Advertisement -

Ndërkohë, deri në qartësimin se e kujt është përgjegjësia për mbrojtjen e këtij monumenti si dhe ndërtimin e një banjo publike në Lezhë, memoriali i heroit tonë kombëtar, duket se do të shërbejë ende si nevojtore.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit