Janë thyer dhe janë vjedhur gjësende sot në zyrat e Trepça ’89 pranë stadiumit “Riza Lushta”, në Mitrovicë.
Klubi ka publikuar fotografitë e dëmeve të shkaktuara dhe ka thënë se po hetohet për të zbardhur rastin.
Ky është njoftimi i tyre:
Sot në orët e hershme të mëngjesit thyhen dhe demolohen zyret e Stadiumit Riza Lushta në Mitrovicë. Rasti është ndër hetime dhe deri sa të përfundojnë hetimet nuk dihet saktë se sa është dëmi i shkaktuar.
Nuk është hera e parë që ndodhin këso gjërash të pahishme siq dihet vite më parë ju është vënë edhe flaka Stadiumit.
Kërkojm nga organet e rendit dhe sigurisë për të cilët kemi besim të plotë që të ketë më shumë patrullime sepse po ka rastr kur edhe disa të rinjë për të cilët dyshohet se janë përdorues të substancave narkotike të cilët janë parë shumë shpesh afër Stadiumit