2.5 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

E “vërshuan” me komente, Fahri Musliu nuk tërhiqet nga propozimi për Rada Trajkoviqin presidente

Rekomandime

Ish-gazetari i RTK-së, Fahri Musliu, pas debatit të krijuar lidhur me pozitën e presidentit, ka propozuar që këtë pozitë ta mbajë politikanja serbe, Rada Trajkoviq.

- Advertisement -

Musliu përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se Trajkoviq është zgjidhje kompromise për këtë çështje, dhe se zgjedhja e saj do të kishte edhe një efekt dhe jehonë jashtë Kosovës, shkruan Reporteri.net.

Musliu ndër të tjera ka shkruar se edhe ashtu ky post është ceremonial, meqë pushtetin e ka qeveria.

Profili i Musliut është vërshuar me komente pas këtij propozimi. Por Musliu është arsyetuar duke thënë se Rada është shtetase e Kosovës dhe e barabartë në të drejta dhe obligime.

- Advertisement -

Disa e kanë akuzuar se ai mund të jetë ndikuar nga qëndrimi i gjatë në Beograd, por Musliu ka reaguar duke thënë se ka përjetuar dhimbjen më shumë se ata që hiqen patriotë.

Ai në një koment tjetër është arsyetuar duke thënë se i duke thënë se të gjithë këto debate përçarëse në kohën kur vendi ka nevojë për unifikim janë të padrejta.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit