3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

E vërteta e burrit nga Lezha që i humbi gruaja dhe kërkoi “ndihmë” tek kryeministri

Rekomandime

Natyrisht që filmi, ku një zotëri qahej tek kryeministri se ia kanë çuar gruan në Golem të Kavajës qarkulloi me shpejtësi, ku i pari i qeverisë mori të gjithë meritat si gaztori i mortit.

- Advertisement -

Thirrja e Ramës: “Pu ça m’ka gjet’ mua! Këtij i ka ik gruja dhe ma kërkon mua!” u kthye në burim gajasjesh tek rilindasit që e duan udhëheqësin edhe bukë, edhe gjellë, pra edhe vajtojcë, edhe karagjoz.

Por, pas një kërkimi me kolegë gazetarë të Lezhës bëhet me dije që zotëria, i cili kërkonte ndihmë është me ekuilibër të brishtë mendor.

Ai ka qenë dhe ndoshta është ende në hall, sepse bashkëshortja e tij, e cila nuk është aq e mprehtë sa kryetari i qeverisë sonë i kanë thënë të hypte në një autobus, është bindur dhe ka ikur.

- Advertisement -

Kuptohet, nëse i pari i punëve të këtij vendi që mbiu në televizor dhe jep urdhëra si Xheladin Beu nuk ka nge të sajdisë skamnorin e thjeshtë që të zë rrugën, të pret hovin të bezdis si guraleci në këpucë.

Ndaj njeriu “Pu ça m’ka gjet’ mua!” ia nis dhe vë në lojë fakirin, ndërsa shpura nis zgërdhihet, sepse e kupton që më në fund shefi qenka në humor të mirë dhe nuk do i vërë të pastrojnë gropat septike të Shëngjinit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit