1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

E veshur si burrë, me çifteli në dorë: Kjo është gruaja e parë shqiptare që këndoi në odën e burrave

Rekomandime

Fatime Sokoli (lindi në Dragobi të Tropojës, më 18 qershor 1948) ishte këngëtare popullore nga Shqîpëria e veriut, Artiste e Merituar,
Ajo ishte vajza e parë e malsisë që kapi për herë të parë çiftelinë në dorë dhe hyri me guxim në odën e burrave, e veshur si burrë dhe këndoi si burrë.

- Advertisement -

Fatime Sokoli është shfaqur para publikut në moshën e saj 12 vjeçare dhe që atëherë ishte vërejtur talenti i saj i pashoq, zëri i thekshëm ashtu si jehona e maleve të Dragobisë, pastaj përkushtimi i saj për këngët e trimërisë dhe për instrumentet popullore, bënë që ajo për asnjë çast të mos i ndahej këngës.

Për afro 30 vjetësh në skena koncertesh e festivalesh, në lëndinat e bjeshkëve dhe gurët e bardhë të Valbonës, në oda burrash malsie e në skenat e disa vendeve të Europës, qe kthyer në një simbol të Malësisë së Gjakovës.

Fatime Sokoli u shfaq si krijuese, instrumentiste e interpretuese virtuoze dhe origjinale, me zë të veçantë bjeshkor të shoqëruar me muzikalitet.

Këngëtarja popullore, Fatime Sokoli, e cila ka kryer edhe Liceun e Muzikës, “Jordan Misja”, në Tiranë, radhitet ndër emrat më të njohur dhe më meritorë të interpretimet të këngëve të zhanreve të ndryshme popullore, por mbi të gjitha për këndimin tërë pasion të këngëve të trimërisë, këngë të cilat kishin për qëllim mobilizimin kombëtar të masave shqiptare.

- Advertisement -

E lindur, e edukuar dhe e rritur në një ambient kur pushteti popullor kishte filluar arsimin masiv dhe përkujdesjen për popullin, talenti i saj ra në sy të njerëzve, që kishin marrë përsipër emancipimin e femrës shqiptare, shkollimin dhe hapjen e perspektivës për gjininë e shtypur e të keqtrajtuar gjatë shekujve të gjatë të robërisë dhe Kanunit të egër të Maleve, i cili femrën e trajtonte si “shakull për të bajtur”.
Vdiq më 12 gusht të vitit 1987.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit