9.6 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Këngëtari i njohur: Nëse ka protesta këtë javë, unë prej 1 qershorit pranoj ftesa për mbrëmje muzikore

Rekomandime

Koha e pandemisë si në shumë sfera të ndryshme të jetës ka ndikuar edhe tek këngëtarët.

Dhe një vendim nga MSH-së se këtë vit do të anulohen dasmat ka nxitur debat të madh në mesin e artistëve dhe jo vetëm.

- Advertisement -

Por, ndonëse ende nuk dihet saktësisht se çfarë do të ndodhë me mbrëmjet muzikore dhe koncertet, një këngëtar tashmë është i gatshëm që të marrë vet ‘rrezikun’ sipër pasi deklaroi se nga 1 qershori do të pranoj ftesat për koncerte.

Albi Xhepa

Është Albi Xhepa ai që në një status në InstaStory tha se nëse mbahen protesta këtë javë, ai nga 1 qershori ai do të pranoj ftesat për mbrëmje muzikore.

“Nuk e di se a e sheh dikush kompetent kete shkrim, por nëse ka me pas protesta kete jave..Prej datës 1 Qershor unë Albi Xhepa pranoj çdo ftesë për mbrëmje muzikore. Kush janë ata me u mbledh e ne jo? Boll mo se plasëm”, ka shkruar këngëtari që njihet për performancat ‘live’.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit