8.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

‘E votuam Vjosën na dul Isa’: 4 thëniet epike pas zgjedhjeve në Kosovë

Rekomandime

Që nga përfundimi i zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 6 tetorit, nëpër rrjetet sociale kanë filluar të tallen liderët partiakë, kryesisht të Vetëvendosjes dhe LDK’së që po e mbajnë peng krijimin e qeverisë, për shkak që nuk po munden t’i ndajnë postet.

- Advertisement -

Rrjeti social Facebook është kthyer në një vend kur secili përdorues i saj, pavarësisht moshës shpreh mendimet e tij, dhe këto pas zgjedhjeve janë kthyer në ‘thënie epike’, që shumë faqe me mijëra ndjekës po i përpunojnë e po i publikojnë duke nxitur reagime të shumëta.

1. E votuam Vjosën, na dul Isa.

Qyteratët e Kosovës janë zhgënjyer me rolin e Vjosa Osmanit në bisedimet mes VV’së dhe LDK’së duke qenë se kjo e fundit mundësoi që LDK’ja të dalë e dyta në zgjedhje.

- Advertisement -

2. Jemi aq afër, saqë po u afruam edhe më merremi vesh.

Albin Kurti së fundit ka dhënë një deklaratë rreth mundësisë së fundit për një marrëveshje me LDK’në, dhe derisa po fliste rreth asaj, një shprehje e tij ‘Jemi aq afër, saqë po u afruam edhe më merremi vesh’, ishte paksa ineteresante, dhe shpërtheu në rrjetet sociale.

- Advertisement -

3.Ju kërkoj falje publike qutetarëve të Kosovës që ka ardhë situata në këtë situatë.

Kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri, njëherësh edhe pjesë e Vetëvendosjes së Albin Kurtit, jo rrallëherë jep deklarata interesante dhe të pakuptimta, që vështirë se kuptohet se ç’do të thotë.

4.I thash unë duhet të zgjedh i pari, më tha unë duhet të zgjedh i pari, pastaj i thash unë mendoj se si kryeministër duhet me zgjedh unë i parë, jo më tha që unë duhet me zgjedh unë i pari…

Albin Kurti dhe Isa Mustafa kishin hasur në vëshirësi se kush të fillojë i parë të zgjedhë ministritë.

Kujtojmë, që në zgjedhjet e 6 tetorit, partia e parë ka dalë Lëvizja Vetëvendosje, e pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Këto dy parti tash disa javë janë në bisedime për harmonizim të programit

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit