4.5 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

“E votuat në mesnatë e u puthet që e shitët”, “Pse po bëheni hipokrita”, Lajçi “shpërthen” kundër PDK-së dhe AAK-së

Rekomandime

Aktori dhe shkrimtari Çun Lajçi, ka reaguar ndaj zyrtarëve të Partisë Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, të cilat po i kërkojnë kryeministrit Albin Kurti, të formojë Komisionin për Demarkacionin me Malin e Zi.

- Advertisement -

Teksa i ka quajtur “hipokritë”, Lajçi ka thënë se Kurti e kishte kundërshtuar me të gjitha mjetet votimin e Demarkacionit në vitin 2017.

“Faleni ju e thuani Albinit shko ktheje ti!”, ka shkruar aktori në një postim në Facebook.

Reagimi i tij i plotë:

- Advertisement -

Nuk muj pa reagu

Jo pse jam i Kurtit. Jo pse e përkrahi qorras. Jo pse kam benefite kur shkruej për t’mirat që i ka. Jo pse nuk reagoj për gabimet e vogla e të mëdha. Por s’asht njerëzore me hesht ndaj hipokrizive të PDK-së e të AAK-së që ende fusin zjarr n’kashtë rreth Demarkacionit me Malin e Zi! (Çuditërisht LDK-ja sot paska heshtë)!

- Advertisement -

Si kanë fytyrë me e akuzua njeriun që e ka kundërshtua me të gjitha mjetet e lejueme që mos të votohej, në natën e 2017-tës, e sot paskan pasë fytyrë me thanë, se si Kurti nuk po e formon Komisionin për caktimin e kufirit me Malin e Zi!

Cilin kufi o hipokrit? Kufinin e huej?

Atë që e votuat në mesnatë dhe u puthet e u përqafuat prej gëzimit që e shitet?

Si mund të caktohet kufiri i ratifikuar nga ju e i vizatuar nga Murat Meha?

Pse baheni kaq hipokrit?

Kujtoni se ne jemi dele e s’i kuptojmë hilet e poshtërsive tuaja?

Faleni ju e thuani Albinit shko ktheje ti!

Jo shkoni ju, se edhe ashtu po shisni mend tue shëtitë bjeshkëve t’Nemuna, e tue na dërgu fotografi, medemek se sa shumë i doni.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit