3.9 C
Pristina
Tuesday, November 12, 2024

E zbulon analisti: Kështu do të duket marrëveshja finale Kosovë-Serbi, ‘goditje’ Thaçit dhe Vuçiqit

Rekomandime

“Amerika e din që nëse nuk vepron në këtë mënyrë BE-ja mund ta tradhtoj Kosovën, ku do ti bëjnë favore Serbisë, kurse dëme Kosovës, me përfshirjen e Ambasadorit Grenell ky dialog do të përfundoj shumë më shpejtë se sa që pritet, dhe marrëveshja do jetë në favor të Kosovës e jo të Serbisë, ku gjithashtu z. Grenell nuk do të lejon që kufijtë të ndryshohen, dhe nuk do të lejon që Thaçi ta izoloj Kosovën edhe shumë vite”, tha Grapci për “Kosova Sot Online”.

Duke vlerësuar lëvizjen konkrete të administratës së presidentit amerikan Donald Trump, karshi procesit të bisedimeve me Serbinë për arritjen e një marrëveshje finale, analisti politik Dardan Grapci beson që tani plani Thaçi-Vuçiq do të dalë jashtë agjendës, dhe marrëveshja përfundimtare gjithsesi do të jetë në favor të Kosovës dhe aleatëve që ndihmuan në çlirimin dhe shpalljen e pavarësisë.

- Advertisement -

Madje Grapci thotë se emërimi i Richard Grenellit, ambasadori amerikan në Gjermani si përfaqësues special i Trump-it në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, është kundërvënie direkt e Amerikës kundër përpjekjes nga ana e Rusisë që të përzihet dhe të ndikojë në dialog në favor të Serbisë.

“Presidenti i Amerikës Donald Trump ka bërë një hap pozitiv që e ka emëruar ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Gjermani Richard Grenel si përfaqësues special për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, duke e ditur që edhe Serbia ka kërkuar nga aleati i tyre Rusia që ta dërgojnë dikë që të merr pjesë në këtë dialog’, tha Grapci për “Kosova Sot Online”.

- Advertisement -

Madje Grapci thotë se SHBA-të janë mësuar me veprimet e shpeshta me dy fytyra të Evropës, dhe kanë dyshuar në rrezikun që mundë t’i vie tani Kosovës nga favorizimi i Serbisë në bisedime.

“Amerika e din që nëse nuk vepron në këtë mënyrë BE-ja mund ta tradhtoj Kosovën, ku do ti bëjnë favore Serbisë, kurse dëme Kosovës, me përfshirjen e Ambasadorit Grenell ky dialog do të përfundoj shumë më shpejtë se sa që pritet, dhe marrëveshja do jetë në favor të Kosovës e jo të Serbisë, ku gjithashtu z. Grenell nuk do të lejon që kufijtë të ndryshohen, dhe nuk do të lejon që Thaçi ta izoloj Kosovën edhe shumë vite, prandaj kjo marrëveshje do të nënshkruhet shumë shpejtë. Nëse institucionet e reja të Kosovës nuk vonohen pas këtyre zgjedhjeve, ekziston mundësia që marrëveshja të ofrohet për nënshkrim para fundit të këtij viti, ose në fillim të vitit që vjen, që procesi të përmbyllet para se të ndodhin zgjedhjet e reja në Serbi”, shtoi Grapci për “Kosova Sot Online”.

- Advertisement -

Por, sipas Grapcit, loja e zvarritjes dhe mos nënshkrimit të marrëveshjes, ka rrezik të inskenohet nga ndonjë skenar i Thaçit e Vuqiqit, sepse ai mendon që këtyre dyve nuk ju konvenon devijimi prej planit të tyre.

“Kjo aspak nuk do i konvenon Thaçit e as Vuqiqit duke e ditur që këta të dy e kanë gati planin për ndarjen e Kosovës, sepse e dinë që Amerika dhe Gjermania janë kundërshtarët e fuqishëm të ndryshimit të kufijve, sepse e dinë që nëse ndodhë kjo, mund të ndodhë që të filloj edhe luftë e ftohtë mes Kosovës dhe Serbisë, e kjo nuk do ti konvenonte politikës së bashkëpunimit dhe paqes mes vendeve të Ballkanit, sidomos nuk do të ju konvenonte SHBA-ve të cilat për arritjen e një paqe të qëndrueshme në rajon edhe kanë intervenuar për çlirimin e Kosovës nga regjimi Serb”, përfundoi Grapci për “Kosova Sot Online”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit