8.4 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

E zbulon eksperti i sigurisë: Ja helmi që përdori Serbia në zarfet e dërguara me kuti në Kosovë

Rekomandime

Procesi i verifikimit të zarfeve me vota, të ardhura nga Serbia, është ndërprerë rreth orës 11:00. Kjo pas kundërmimit të zarfeve.

Si pasojë raportohet të jenë helmuar rreth 26 zyrtarë kosovarë që kanë qenë të ngarkuar me numërimin e zarfeve.

- Advertisement -

E lidhur me këtë, njohësi i çështjeve të sigurisë, Fadil Kajtazi përmes një postimi në Facebook ka treguar për helmet që përdorë Serbia për këto raste.

Serbia posedon kapacitete të dijes dhe kapacitete materiale për prodhimin e armëve kimike dhe agjensve biologjik”, ka shkruar Kajzati në Facebook.

Postimi i tij i plotë:

- Advertisement -

Helmimi i zyrtarve te KQZ gjate numrimit te votave pas hapjes se zarfave te ardhur nga Serbia eshte pjese e aktiviteteve subverzive qe aparati shtetror i Serbise zhvillon ne drejtim te Kosoves.

Keto aktivitete jane te vazhdueshme qe nga helmimi i nxenesve neper shkollat e Kosoves ne fillim te viteve te nentedhjeta.

- Advertisement -

Serbia posedon kapacitete te dijes dhe kapacitete materiale per prodhimin e armeve kimike dhe agjensve biologjik.

Ne vitet e tetedhjeta SDB, ne Institutin e Sigurise qe ndodhet ne Zemun kishte zhvilluar programe te prodhimit te armatimit special i cili ishte perdorur nga operativet e ketij shërbimi ne aksionet terroriste ne vendet perëndimore, ne drejtim te emigracionit politik shqiptar dhe kroat. Nga mejtet e perdorura ne keto aksione ishin kançet e Coca Coles, ne te cilat ishte e kamufluar masa e eksplozivit plastik me ndezes me kronometer, si dhe masa perzirje e napalmit e kamufluar ne paketime cigaresh dhe ne kanaçe me te cilat jane djegur bizneset e emigracionit kroat.

Nje nga mjetet kimike te perdorura nga SDB ne vitet e tetedhejta eshte edhe “Tableta kundermuese” e cila eshte hedhur ne panairin Nderkombetar te Librit ne Frankfurt, me qellim te sabotimit te kketij eventi kulturor per shkak te hapsires qe ky panair i kishte ofruar shtepive botuese te Emigracionit Politik Kroat.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit