4.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

E zbulon Vuçiq: Ky është plani për Kosovën që do të na e dorëzojnë sivjet

Rekomandime

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se sivjet Serbisë do t’i ofrohet një zgjidhje për Kosovën, të cilën ai nuk do të mund ta pranojë.

- Advertisement -

Vuçiq, i cili ishte mysafir në një televizion serb “TV Prva”, duke komentuar deklaratat e fundit të akademikut serb Dushan Kovaçeviq, se ka frikë që “mbi kokën tonë [Serbisë] nuk është shpata, por gijotina, dhe se zgjidhja e çështjes së Kosovës na pret deri në vjeshtë dhe se BE, SHBA, Gjermania kanë vendosur ta zgjidhin këtë çështje”, ai tha se shumë kanë thënë se dikujt i ka premtuar pavarësinë e Kosovës, por jo.

“Vucic nuk e gënjeu askënd, ai nuk është gënjeshtar”, thotë presidenti serb.

“Në fund, i vetmi Vuçiq në thelb hodhi poshtë planin që t’i lejonim [Kosovën] të anëtarësoheshin ë Kombet e Bashkuara”.

- Advertisement -

Ai theksoi se njerëzve u pëlqen të shesin patriotizëm, “por që të gjithë po mendojnë për një ide imagjinare, jo për situatën aktuale në terren”.

“Do të ofrojnë një zgjidhje të cilën ne nuk do të jemi në gjendje ta pranojmë. Jam i bindur për këtë, dhe kjo do të ndodhë këtë vit. Do të përpiqen të na japin garanci për BE, por me kusht që ta njohim Kosovën, dhe do të na ofrojë status të veçantë për serbët në disa zona. Dhe çfarë atëherë? Unë do ta pyes popullin. Para tre vjetësh e pyeta, dhe askush nuk e deshi këtë”, tha Vuçiq.

- Advertisement -

I pyetur se çfarë do të bënte nëse para tij do të vinte një ultimatum, ai u përgjigj: “Do ta shihni edhe atë”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit