Sonte janë konfirmuar 11 raste të reja me koronvirus në Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.
Këtë e ka konfirmuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), përmes një postimi në Facebook.
“Sot më 11 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 196 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 11 raste”, thuhet në njoftim.